Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së, Ali Kazazi

 

Në orët e para të ditës së sotme, u nda nga jeta z. Ali Kazazi, një nga qeveritarët më të shquar të Shkodrës në vitet e demokracisë.

Ai ishte një përfaqësues dhe trashëgimtar i denjë i familjes patriotike të Kazazëve të Shkodrës, e cila ka dhënë një kontribut të spikatur në lëvizjet për pavarsinë kombëtare, mbrojtjen e Shkodrës si dhe në përpjekjet për të ruajtur demokracinë në Shqipëri, për shkak të të cilave ajo pësoi një përsekutim të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë rrugë eci edhe  Ali Kazazi. Ai u angazhua që në fillimet e demokracisë, në fillim të viteve 90′ duke dhënë një kontribut të çmuar në reformat e decentralizimit të qeverisjes dhe demokratizimin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ali Kazazi ka lindur në Shkodër me 7 shkurt 1943 ku kreu arsimin parauniversitar. Në vitin 1972 u diplomua në Universitetin e Kamzes, në Degen Zooteknikë.

Kudo ku punoi në rrethe të ndryshme Thumanë, Vau Dejës, Bushat e Shkodër ai u dallua për aftësi të larta profesionale dhe dëshirën e madhe për  t`u thelluar në dijet shkencore si dhe për të shërbyer me përkushtim nevojave të banorëve.

Ne vitin 1992 u emërua Drejtues i Seksionit të Bujqësisë së Rrethit Shkodër.

Në vitin 1992 u zgjodh Kryetar i Këshillit të Rrethit të Shkodrës, detyrë të cilën në ato kushte të vështira e ushtroi me përkushtim, aftësi e ndershmërinë që e karakterizonte.

Ne vitin 1996, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ku dha një kontribut me vlerë në sistemin legjislativ.

Me 9 mars të vitit 1997 emërohet Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes. Po në vitin 1997 ai shërbeu për pak kohë si Minister i Punëve të Brendshme, ku përmbushi me sukses detyra të vështira me të cilat u përballua në atë periudhë.

Në vitin 2005, Ali Kazazi emrohet Këshilltar për Sigurinë pranë Kuvendit të Shqipërisë nga ku doli në pension.

Ali Kazazi ishte një veprimtar i shquar i Partisë Demopkratike në kuadrin e së cilës mbuloi detyra të rëndësishme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?