Ndahet nga jeta ish-kreu i PD-së në Tiranë

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë një emër shumë i njohur jo vetëm për Tiranën. Perikli Dhales, futbollisti dhe kampioni i klubit Tirona, por dhe ish-Kryetar i PD njësia 8 ka ndërruar jetë, duke humbur betejën me sëmundjen.

Një ndër ata që ka postuar lajmin e trishtë në rrjetet sociale është edhe Ervis Xhako, i cili njofton gjithë të njohurit se ceremonia mortore mbahet sot në orën 17:00, në varrezat e Tufinës.

Postimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq! Ju njoftoi se, pas një sëmundje të rëndë dhe tepër akute u nda nga jeta, PERIKLI DHALES, futbollisti dhe kampioni i klubit Tirona, por dhe ish-Kryetar i PD njësia 8!
Varrimi bëhet sot, e Enjte, ora 17:00 në varrezat e Tufinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngushellime të sinqerta bashkëshortes së tij Donika dhe dy djemve Frenklit & Hertit! Të qoftë dheu i lehtë e u prehsh në paqe, Pere!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?