Ndahet nga jeta mjeku, Agim Sallaku
E enjtja ka qenë një ditë e zezë për mjekësinë shqiptare. Dy nga mjekët më të njohur u ndanë nga jeta. Në mesditë u lajmërua nga News24 se është ndarë nga jeta edhe mjeku Agim Sallaku, shef i shërbimit Onkologjik në QSUT.
Sallaku vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ndërroi jetë në një spital në Turqi.
Para dy muajsh, në pavijonin e Onkologjikut ishte zhvilluar një festë, pasi Sallaku ishte kthyer pas dy muajsh kurimi në Turqi.
Atëherë u tha se ndodhi mrekullia, pasi nuk do mendohej se ai do kthehej në jetë.
Për fat të keq, ai ndërroi jetë të enjten.
Në mëngjes u njoftua se mjeku i mirënjohur i Spitalit Ushtarak, ortopedi Arben Runa ka ndërruar jetë, pasi ka luftuar prej vitesh me sëmundjen e rëndë.
Arben Runa u diplomua për kirurg traumatolog dhe shërbeu deri në fund të jetës së tij, si kirurg pranë Spitalit Ushtarak.
Një vit më parë qeveria kishte dhënë një fond për kurimin jashtë vendit të doktorit Arben Runa, por edhe pas kurimit ai nuk ia ka dalë.
Ai gjithashtu kishte po ashtu pasion për letërsinë dhe është autor i disa cikleve të arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar në vitet ’90.
KOHA JONË SONDAZH

