Ndahet nga jeta nëna e Nishanit, Presidenti Meta: U prehtë në paqe

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të nënës së ish presidentit Bujar Nishani. “Ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur! U prehtë në paqe!”.

Lajmin e trishtë e ka bërë vetë publik Bujar Nishani, përmes një postimi në rrjetet sociale ku krahas një fotoje ku shfaqet një qiri, shkruan se dhimbja për humbjen e nënës është aq e madhe sa e ka bërë të qajë si fëmijë.

Të shumë janë ndjekësit që i shprehin ngushëllime të gjejë forcën për ta përballur humbjen. “Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”.

SHKARKO APP