Ndahet nga jeta një nga studentët e dhjetorit, mesazhi prekës i PD-së
Është ndarë nga jeta një nga studentët e dhjetorit, që së bashku me 342 studentë e pedagogë, firmosën mbrëmjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partisë Demokratike.
Për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Altin Qoshes ka reaguar edhe Partia Demokratike me një mesazh ngushëllimi.
”Partia Demokratike shpreh ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të Altin Qoshes, studentit të dhjetorit, që u shqua mes nesh për kurajon dhe urtësinë në kohë të vështira”.
Nderkohe varrimi behet sot ne oren 14:00!
Mesazhi i PD-së
Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.
27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike. Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.
Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit! I paharruar qofte mes nesh!

KOHA JONË SONDAZH

