“Ndal se të vramë”. Panik tek banorët, të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Panik në qytetin e Lezhës këtë mëngjes, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Raportimet e para thanë se banorët kanë lajmëruar policinë pas të shtënave që dëgjuan pranë stacionit elektrik të qytetit. Por më pas u zbulua se ishte pikërisht policia e cila po zhvillonte një aksion për kapjen e një të kërkuari.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe personit që është në kërkim.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur nga të shtënat, por blutë janë në vendngjarje.

Pritet informacion zyrtar nga policia.

SHKARKO APP