Ndalen procedurat në doganën e Durrësit, probleme me internetin

Një problem me linjën e internetit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka paralizuar punën në doganën e Durrësit.

Procedura e kalimit është bllokuar për dhjetëra mjete, si rrjedhojë e pamundësisë së përpunimit të dokumentacionit të tyre.

Porti i Durrësit vijon të ketë një fluks të lartë udhëtarësh, kryesisht në dalje, me shqiptarët që jetojnë në Itali dhe po rikthehen pas pushimeve në atdhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?