Ndalimi i Daut Haradinajt, Mediu: Akt i qartë i Serbisë ndaj Kosovës
Lidhur me ndalimin e përkohshëm në Austri të deputetit të AAK në Kosovë, Daut Haradinaj, ka reaguar edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu.
Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar as për ta njohur dhe as për të arritur marrëveshje me Kosovën.
Mediu shton më tej se, ndalimi i Haradinajt është një akt i qartë i Beogradit ndaj Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar.
Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:
Serbia nuk eshte e interesuar as per njohje as per marveshje me Kosoven kush mendon ndryshe nuk do te shoh dhe eshte me shume se naiv.
Ndalimi i Deputetit te Kosoves Z.Daut Haradinaj, vellai I Kryeministrit Haradinaj dhe nje nga Luftetaret e UCKs me urdher arresti te Serbise eshte nje akt i qarte i Serbise kunder Kosoves dhe Komunitetit Nderkombetar.
Ndersa Vucic flet per marveshje me Kosoven ai asnjehere nuk eshte ndalur te bej te kunderten per sabotimin e antaresimit te Kosoves ne organizatat nderkombetare, heqjen e njohjes se Kosoves dhe ndalimin e udheheqesve te saj me urdhra arresti skandaloz pa asnje baze juridike por te bazuar mbi urrejtje.
Autoritet Austriake dhe ato nderkombetare nuk mund Te vazhdojne te sodisin kete loje te piste te Beogradit, por duhet ti japin fund kesaj historie dhe te angazhohen qe qeveria e Beogradit te njof pavaresine e Kosoves.
KOHA JONË SONDAZH

