Ndalohen 8 striptiste shqiptare në Gostivar

 

Tetë vajza shqiptare, që punonin në një lokal nate në Gostivar, janë ndaluar mbrëmjen e djeshme, nga të cilat gjashtë janë arrestuar, pasi nuk kishin mjete identifikimi në momentin e kontrollit. Vajzat e moshave 21 deri në 33 vjeç ishin…

Tetë vajza shqiptare, që punonin në një lokal nate në Gostivar, janë ndaluar mbrëmjen e djeshme, nga të cilat gjashtë janë arrestuar, pasi nuk kishin mjete identifikimi në momentin e kontrollit. Vajzat e moshave 21 deri në 33 vjeç ishin të punësuara si këngëtare dhe striptiste në lokalin "Nota" në Cegran të Gostivarit.

Arrestimi i tyre u bë në orën 1 e 20 min, pas urdhrit të dhënë nga Prokuroria e Gostivarit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe DAP. Pas kryerjes së kontrollit në objekt, policia njoftoi se gjeti tetë nënshtetase nga Republika e Shqipërisë, gjashtë prej të cilave nuk kishin dokumente identifikimi.

Gjatë kontrollit, ka pasur përplasje mes pronarit të lokalit, me iniciale Sh. Sh. dhe policisë. Pronari ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht njërin prej efektivëve. Në orën 04:00, I.SH., vëllai i pronarit të lokalit "Nota" ka shkuar në komisariatin e policisë dhe u ka dhënë pasaportat shqiptare vajzave të arrestuara, që ato nuk i kishin me vete gjatë arrestimit.

Lokali në fjalë është mbyllur për 30 ditë, ndërsa policia e Gostivarit po merr masa për dokumentimin e këtij rasti.

SHKARKO APP