Ndalohen dy persona për tritolin tek “Kristal”

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen se së premtes së ka ndaluar 2 shtetasit Julian Hamollari, 29 vjeç dhe Musa Çerpja, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen te kenë lidhje lidhur me ngjarjen e datës 09.02.2016, ndodhur në “Qendren Kristal”, ku është tentuar të vritet me lëndë eksplozive shtetasi Nuredin Suli.

Policia thotë se materialet proçeduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë per veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të së vërtetës”  e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Nenet 301-25 të K. Penal.

Mbetet i paqartë roli i këtyre dy personave të ndaluar në këtë ngjarje.

Policia thotë se po vazhdon puna në bashkëpunim edhe me Prokurorinë prane Gjykates Shkalles pare Tiranë për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjere te impikuar ne kete ngjarje.

SHKARKO APP