Ndalohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 31-vjeçar nga Berati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Policia njofton se Arben Shëmilli, banues në lagjen ”13 shtatori” në Berat, është arrestuar pasi ishte dënuar me 3 muaj e 10 ditë burg për falsifikim dokumentash.

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor: Arben Shëmilli, 31-vjeç, banues në lagjen “13 Shtatori”, Berat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me Vendimin Nr.56 datë 16.03.2018, e ka dënuar me 3-muaj e 10-ditë burg për veprat penale ”Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, ”Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 190/1 e 186/1 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?