Ndalohet administratori i lojërave të fatit, iu gjetën bileta bingoje false
Një shtetas 56 vjeçar është ndaluar nga ana e policisë, pasi i janë gjetur bileta false. Administratori i një aktiviteti të lojrave të fatit “Bingo”, shtetasi Dashamir Murataj, u ndalua nga policia pasi i janë gjetur bileta false.
“Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaloi shtetasin Dashamir Murataj, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë”, njofton policia.
Sipas saj, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 43 blloqe me 255.939 bileta bingo të dyshuara të falsifikuara dhe të pa deklaruara ne organet tatimore.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
KOHA JONË SONDAZH

