Ndalohet adoleshenti, hodhi cigaren dhe dogji 5 ha bimësi në Vorë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 16-vjeçar si autor të zjarrit në Kuç të Vorës, ku si pasojë u dogjën 5 hektarë bimësi.

Blutë ndaluan shtetasin R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj (Bashkia Vorë), i proceduar më parë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”, neni 205 i Kodit Penal.

Policia sqaron se “Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi më datë 09.08.2017, rreth orës 19 : 00, në kodrat e  fshatit Kuç, ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartëpërmemdur për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, parashikur nga neni 206 / b i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?