Ndalohet bashkëpunëtori i dyshuar i vjedhjes së bankës në Vlorë

Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, si autorin e dyshuar për vjedhjen e Bankës të nivelit të dytë në Korrik të 2016

Sipas policisë i ndaluari është Lorenc Gjini, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Policia informon se: Seksioni Kundër Krimeve ndaj Pronës, gjatë hetimeve intensive të kryera në lidhje me vjedhjen e Bankës së Nivelit të Dytë ndodhur më datë 11.07.2016, kanë bërë të mundur ndalimin e këtij shtetasi, i cili dyshohet të jetë një nga bashkëpunëtorët e dyshuar në lidhje me kryerjen e kësaj vjedhjeje. Policia ka bërë ndalimin e Lorenc Gjinit për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit, kryer me dhunë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani, Policia e Vlorës ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?