Ndalohet piloti gjerman se i prishi qetësinë në Dhërmi,Kryeministrit Rama

 

Udhetimi i Kryeministrit Rama ne zonen e Bregut ( Vlore-Sarande) gjate ketyre diteve ka zgjuar kersherine e medias. E natyrshme se flitet per kryeministrin e vendit.  Dikush shkruante se ai pezulloi disa aktivitete per shkak te zhurmes se madhe te muzikes pas ores 24. Te tjere se  bllokoi helikopterin, e te tjere se iu prishi nje darke me muzike super te larte ne nje fshat ne bregdet. Te gjitha mund te kene ndodhur siç shkruajne disa media. Por ka nje te vertete te madhe se muzika pas ores 24.00 te çmend ne bregdet, por edhe neper qytete, duke shkaktuar bezdi e shqetsim tek banoret. Ankohesh ne polici, por shume pak reagojne,sepse nuk mund te ndodh si ne ate shprehjen  popullore se " defrejne 100 vete e çmenden 1000 te tjere!". Pra ka vende qejfi  dhe duhen respektuar, por jo ti te besh qejf dhe te mos lejosh te tjeret te pushojne, sepse ka qe duan muzike, porse edhe njerez qe duan qetesi e çlodhje. Muziken beje brenda parametrave qe lejohet dhe brenda mjedisit tend si lokal apo bar privat. Duhet te harxhojne dhe ca miliona per akustiken e lokaleve keto pronare, ashtu sikurse duan te fitojne. Por jo te leshosh "dajren' neper lagje apo mehalle dhe te tjeret te fusin pambuk ne vesh ! 

Ne rastin konkret u desh te shkonte kryeministri per te kaluar pushimet qe te reagonte policia. Po aty ku nuk eshte Edi Rama si i behet nga zhurmat dhe çmenduria e muzikes?!

Veprimi i kryeministrit, siç thone mediat, ka zgjuar edhe mediat ne Kosove. Ja se çfare shkruan portali me i madh kosovar Express:

Fluturimi i një helikopteri në Dhërmi, që i ka prishur qetësinë kryeministri Edi Rama i cili është duke pushuar atje, ka bërë që një pilot gjerman të ndalohet në aeroportin e Rinasit.Faktin e bën të ditur gazeta Dita, e cila tregon se piloti shërbente për një firmë, e cila kishte në pronësi helikopterin.

“Por ai është ndaluar pas një telefonate nervoze se “i ka prishur qetësinë kryeministrit, i cili po pushon në Dhërmi”. Është dashur ndërhyrja e ambasadës gjermane për të sqaruar këtë incident, ndërsa piloti thotë se ai ka marrë dritën jeshile nga Rinasi për të bërë fluturimet”, shkruan Dita.

Ai thotë se ka fluturuar edhe dhjetëra herë të tjera, por dy herët e fundit duket se ka shqetësuar Edi Ramën. Ndërkohë përfaqësuesi i firmës që ka në pronësi helikopterin thotë se ai është përdorur edhe për emergjenca shëndetësore, me kërkesë të shtetit shqiptar. Madje ata ankohen se nuk kanë marrë akoma pagesat për shërbimet e bëra.

Ata i jane referuar gazetes "Dita", qe njihet si e afert me Edi Ramen.

SHKARKO APP