Ndalohet shoferi i morgut, filmoi trupin e pajetë të Eraldos dhe ja nisi gazetarëve. Policia: Video nuk u publikua

Policia e Vlorës ka ndaluar shoferin e ambulancës që transportoi për në morgun e Vlorës, trupin e pajetë të 31-vjeçarit Erald Nevruzi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Dhërmi. Sipas policisë, shoferi i ambulancës ka filmuar dhe ua ka shpërndarë mediave foto të trupit të pajetë të 31-vjeçarit. Ai akuzohet për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

“Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E.N, grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazetarët që nuk pranuan të publikonin videon e dërguar nga ky shtetas të trupit të pajetë të shtetasit E. N”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?