Ndarja e ndihmave në Mat, kryetari Malaj: Është bërë nga shoqata ”Qatar Charity”

Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka sqaruar ndarjen e ndihmave në këtë bashki, nisur nga publikimi i një videoje në disa media online dhe rrjete sociale. Malaj thekson se ndarja e pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetim dhe familjet që trajtohen me ndihmë sociale është bërë nga shoqata “Qatar Charity”. ”Bashkia Mat e konsideron totalisht të pavërtetë lajmin se ky donacion është bërë për përfitime politike apo elektorale dhe vë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm të bashkëpunimit ndër vite me këtë shoqatë”,-shkruan Malaj.

Postimi i plotë

E vërteta e ndarjes së ndihmave në Mat e cila është bërë nga shoqata “Qatar Charity”. Duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në disa media online dhe rrjete sociale, Bashkia e Matit ju informon sa më poshtë:

Ndarja e disa pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetim dhe familjet që trajtohen me ndihmë sociale është bërë nga shoqata “Qatar Charity”, e cila është prezente në Mat prej shumë vitesh. Kjo shoqatë është gjendur pranë familjeve në nevojë në Mat jo vetëm me raste festash por edhe gjatë sezonit të dimrit. Ky donacion do të shtrihet në 12 qytete të Shqipërisë.

Bashkia Mat e konsideron totalisht të pavërtetë lajmin se ky donacion është bërë për përfitime politike apo elektorale dhe vë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm të bashkëpunimit ndër vite me këtë shoqatë.

Theksojmë se asgjë e publikuar nga mediat apo në rrjetet sociale nuk është e vërtetë. Vlerësojmë se të gjitha ato media apo portale, para se ta publikonin një lajm të pa vërtetë duhej të kërkonin informacion pranë Bashkisë së Matit. Ndërkaq dëgjoni (story) vetë Drejtorin e Ndihmës Sociale pranë Shoqatës së Bamirësisë “Qatar Charity” Shkëlqim Asula.

SHKARKO APP