Arjan Curri: Tre gra kanë filluar skemën e shtatzënisë për t’i shpëtuar SPAK!

Analisti Arjan Curri ka bërë deklarata të bujshme pas konfirmimit të ndarjes së çiftit Meta-Kryemadhi. Curri tha se divorci nuk është real, por është pjesë e lojës. Ai tha se të njëjtën taktikë kanë ndjekur edhe njerëz të showbizz, ndërsa tha me ironi “nuk di nëse do bëjnë edhe këta këngë”.

“Unë po them që këta nuk e kanë divorcin real. Sa më shumë në panik të jenë, aq më e lartë loja. Divorci është pjesë e lojës. Këta ortakë kanë qenë, biznes. E kanë bërë dhe njerëz të shobiz, nuk e di a do bëjnë këngë edhe këta. Divorci është pjesë e lojës, pra. Fitojnë keqardhje, shmangie vëmendje në opinionin publik”-.tha Curri.

Analisti tha se tre gra që janë nën hetim nga SPAK, janë këshilluar të ndjekin skemën e shtatzënisë për t’i shpëtuar hetimit.

“Tre gra që janë në hetim nga SPAK, janë këshilluar që të fillojnë një shtatzëni që mund t’i ndihmojnë në mbyllje të hetimit. Njëra thuhet që e ka filluar, që të thonë jam shtatzanë apo kam një fëmijë për të rritur”-u shpreh Curri në “Top Story”.

SHKARKO APP