Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri, Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Werner Daum, ish-ambasadori i parë gjerman në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme për vendin dhe kombin shqiptar.

Lajmi është përkujtuar me vlerësime të larta edhe nga figura politike shqiptare. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Daum si një “Ambasador i Lirisë” për shqiptarët, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësueshëm në mbështetjen e Shqipërisë në kohët më të vështira.

“Daum mbeti një mbështetës i palodhur i Shqipërisë dhe kulturës së saj. Ai e promovoi identitetin shqiptar në Evropë dhe u nderua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Ishte një mik i shquar i ditëve të errëta të shqiptarëve, duke ndihmuar në nxitjen e protestave dhe kryengritjes paqësore të vitit 1990,” shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Werner Daum do të kujtohet si një zë diplomatik që dha ndihmesë të çmuar në proceset demokratike të Shqipërisë, si dhe si një mbështetës i kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i kreut të PD-së Sali Berisha:

Të dashur miq, ish-ambasadori i parë gjerman pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, një mik i madh i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, Ëerner Daum, mbylli sytë përgjithmonë në atdheun e tij të dytë, në Shqipëri.

Ambasadori Ëerner Daum ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në vitet 1989–1990, pas rënies së Murit të Berlinit, Ëerner Daum, përfaqësues i kombit të madh gjerman, pasardhës i një familjeje antinaziste i mëkuar me pasionin për lirinë, bëri gjithçka dhe më shumë se kushdo tjetër që të inkurajonte shqiptarët të ngriheshin kundër regjimit komunist diktatorial dhe të ndiqnin rrugën e kombeve të tjera të shtypura ish-komuniste. Me kontaktet dhe takimet e tij direkte me guximtarë të grupeve antikomuniste në Shkodër, Kavajë, Tiranë etj., ai dha ndihmesë tejet të çmuar në inkurajimin e protestave të para antikomuniste në Shkodër, Kavajë, Tiranë në muajt e parë të vitit 1990.

Por veprimtaria e tij për lirinë e shqiptarëve kulmoi si promotor kryesor i kryengritjes paqësore të Rinisë së Tiranës më 2 korrik 1990. Ambasada e vendit të tij, nën drejtimin e tij, u shndërrua në kështjellën e lirisë të 3800 të rinjve që shembën Murin e Berlinit në Tiranë dhe e mbushën atë me kryengritës në çdo skaj të saj. Qëllimi i tij ishte që kryengritja paqësore e 3800 të rinjve që mbushën ambasadën e RFGJ dhe qindra e qindra të rinjve të tjerë që hynë në ambasadat e tjera të mbështetej nga qytetarët e Tiranës dhe të përmbysej kështu edhe në Shqipëri regjimi komunist.

Pas këtij aksioni të jashtëzakonshëm, që u shndërrua në kryelajmin e mediave botërore, ai u transferua nga Shqipëria dhe, mjerisht, shoqëria shqiptare ato ditë historike nuk doli dot nga apatia. Por megjithëkëtë, kryengritja paqësore e 2 korrikut 1990, arkitekt kryesor i të cilës ishte ambasadori Ëerner Daum, do të ishte preludi i revolucionit demokratik të Dhjetorit 1990 që solli përmbysjen e diktaturës komuniste; ndaj dhe ai do të mbetet gjithmonë Ambasador i Lirisë për shqiptarët.

Pas largimit nga Shqipëria, mik i çmuar i shqiptarëve dhe në veçanti i kolosëve Ismail Kadare dhe Martin Camaj, studiues dhe intelektual klasi në elitën akademike gjermane por edhe franceze, Ëerner Daum do të ishte një avokat i Shqipërisë, shqiptarëve, kulturës së tyre. Ai i kushtoi kohë dhe energji të çmuar promovimit të tyre në Europë. Dashurinë dhe respektin e tij për Shqipërinë, shqiptarët, kulturën, identitetin, historinë e tyre, ai e paraqiti në një seri studimesh, referatesh, leksionesh dhe ekspozitash ndër më të arrirat kushtuar atyre.

Për të gjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka nderuar këtë burrë të shquar të kombit gjerman me Urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë. Kurse kryetari i Bashkisë së Kavajës e shpalli më datën 10 korrik 2025 Qytetar Nderi të qytetit.

Unë pata fatin ta takoj përsëri atë më 10 korrik 2025 në Kavajë, në 35-vjetorin e rënies së heroit të parë të demokracisë së Shqipërisë, Josif Buda, në varrimin e të cilit ai kishte marrë pjesë dhe kujtimin e të cilit ai kishte ardhur ta nderonte. Dy ditë më parë pata me ambasadorin një bisedë të gjatë, që së bashku me kujtimin e veprës së tij të ndritur do ta mbaj mend përgjithmonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?