Ndarja nga jeta e Kercit, ish-deputeti: Dite zie për Anestezi-Reanimacionin e mjekësisë

Kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive, doktor Mihal Kerci, nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19. Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu shpreh dhimbjen e tij të madhe për ndarjen nga jeta të kolegut të tij. ”Anestezi-Reanimacionit shqiptar e rajonal, do t’i mungojë një nga “kolonat” e organizatorët më të vlefshëm të tij, zëri i tij nuk do të dëgjohet me plot dije e eksperiencë në konferencat, debatet, diskutimet tona. Do na mungojë të gjithëve, familjarëve, kolegëve, shokëve, miqëve, të sëmurëve që presin të shërohen, qytetarëve në terrësi. Ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishte në jetën e punën e tij! Ngushëllimet më të sinqerta e të dhimbshme”,-shkruan Shehu.

Postimi i plotë

Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci! Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare! Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!

Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor. Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona. Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi. Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij! Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme.

SHKARKO APP