Ndarja nga jeta e Mark Krasniqit, Basha: Një hidhërim mbarëkombëtar për akademikun

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi dhe e konsideron një dhimbje mbarëkombëtare.

Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta te akademik Mark Krasniqi. Jam i bindur se hidhërimi sot është mbarëkombëtar, sikundër ishte mbarëkombëtar respekti dhe vlerësimi per akademik Mark Krasniqin”.

“Me largimin e tij nga kjo jete, familja humbi njeriun e dashur, shqiptaret humbën një patriot të madh, intelektual të dimensioneve globale, një politikan të urtë e të mencur dhe plot vizion. Lutem që Zoti t’i japë paqen e përjetshme Mark Krasniqit dhe familjes e miqve të tij forcën të mbaje peshën e dhimbjes”, shkruan Basha.

SHKARKO APP