Ndarja nga jeta e Pagarushës, Basha: Zambaku i Shqiptarisë, këngëtarja e preferuar e nënës time
Kryedemokrati Lulzim Basha, në një mesazh për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të këngëtares së madhe, Nexhmije Pagarusha, shkruan se ajo ishte këngëtarja e preferuar e nënës së tij.
Bashkë me ngushellimet, e duke e quajtur atë, Zambaku i Shqiptarisë, Basha thekson se “Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”
Postimi i Bashës
Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.
Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.
Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!