Ndarja nga jeta e zëvendëspresidentit të Bundestagut, Ruçi: Iku një politikan dhe ligjvënës i klasit të lartë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër ngushëllimi President i Bundestagut Gjerman, Ëolfgang Schäuble, për ndarjen nga jeta të Zëvëndëspresidentit të Bundestagut, Opperman

“Me trishtim të thellë mora lajmin mbi ndarjen e papritur nga jeta të Zëvëndëspresidentit të Bundestagut, Thomas Opperman.

Të gjithë jemi të tronditur nga ky largim i hidhur. Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal më lejoni t’ju shpreh Juve, Bundestagut dhe familjes së të ndjerit ngushëllimet për këtë humbje të rëndë.

Thomas Opperman ishte një politikan dhe ligjvënës i klasit të lartë dhe shërbeu me përkushtim, pasion e intelekt.

Gjermania humbi  një legjislator të rrallë dhe Bundestagu një Zëvëndëspresident të shquar, i cili u bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Gjermanisë dhe Europës  në këto kohë të trazuara.”, shkruan në letrën e ngushëllimit Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi.

SHKARKO APP