Ndër të parat në rajon, ja sa kushton të jetosh në Shqipëri

Jetesa në Shqipëri është e kushtueshme dhe në vijim pritet një trend rritës i kostove. Për vitin 2021 kostot e jetesës në vendin tonë do të jenë 3.8 pikë përqindje më e lartë se në vitin 2020. Sipas një studimi të fundit, të kryer nga portali global i të dhënave mbi çmimet kudo në botë, Numbeo, publikuar në Monitor.al, Shqipëria është një ndër vendet me jetesën më të shtrenjtë në rajon.

Nga 131 vendet e listuara, vendi ynë u rendit në vendin e 89 dhe në raport me 2020-ën Shqipëria u ngjit në renditje me 6 vende. Në një krahasim tjetër një qytetar Amerikan që jeton në New York merr të njëjtat shërbime në Shqipëri duke shpenzuar 60 për qind më pak. Ndonëse kostot e jetesës po rriten, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të ardhurat, dukuri e cila krijon ngërçin e parë ekonomik.

Përsa i përket vendeve të rajonit, vendi ynë dhe Mali i Zi janë dy me kostot më të larta të jetesës, ndërsa ato më të lirat janë Serbia, Bosnja dhe Maqedonia, ndërkohë që të ardhurat mesatare janë të paktën 30% më të larta se ato të shqiptarëve. Siç mund ta parashikonit, qyteti me kostot më të larta për të jetuar mbetet Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?