Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Ndërhyra për babanë, u vr*va në kokë”, zbardhet dëshmia e plotë e Elias dhe Princ Lekës: Ajo më ndoqi deri në Bulevard

Aktualitet E enjte, 21 Mars 2024 17:48
”Ndërhyra për babanë, u vr*va në kokë”, zbardhet dëshmia e plotë e Elias dhe Princ Lekës: Ajo më ndoqi deri në Bulevard
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Top Channel ka publikuar dosjen e plotë të çështjes mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, pasi ish-çifti iu drejtua Gjykatës lidhur me konfliktin e ndodhur disa ditë më parë në Pallatin Mbretëror. Në dëshminë që ka dhënë Princ Leka, thekson se ditën që ka shkuar në ambientet e pallatit mbretëror për të takuar vajzën e tij të vogël, ai është konfliktuar me babanë e ish-bashkëshortes së tij, Gjergj Zaharia.

Dëshmia e plotë e Princ Lekës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 24 minutash
Moti këtë të dielë

Moti këtë të dielë

Para 28 minutash
Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Para 33 minutash

“Unë jam paraqitur në Komisariatin e Policisë për të kallëzuar se sot rreth orës 15:20 minuta unë kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani’ rezidenca familjare mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçe, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci .Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen dhe kam gjetur vajzën time Geraldina Zogu e moshës 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babait të ish bashkëshortes shtetasit Giergi Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë se si duhet të ndërrosh rrugë kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë dhe kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar të largohej nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën .Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergji Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Giergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilën më ka goditur por unë jam mbrojtur me parakrah dhe jam goditur nga duart me të, më pas ka ardhur dhe ish bashkëshortja Elia Zogu e cila dhe ajo ka filluar që të më sulmoje fizikisht dhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo.

Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate por gjatë largimit ish bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke më kërcënuar më pas, kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar i ndjekur nga ish bashkëshortja e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke më ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë komisariat Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”.

Dëshmia e plotë e Elia Zaharias

“Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babanë tim.

Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thënë ‘je aktore po bën kot’.

Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose policinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyrë dhe më pas ai është larguar”.

Etiketat e lidhura

Elia ZahariaPrinc Leka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 5 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 6 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 9 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 24 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.