Ndërhyri në dosjen e Toyota Yaris, KLP mblidhet nesër për pezullimin nga detyra të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër për të vendosur për pezullimin nga detyra të kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka.

Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO.

Burime bëjnë me dije se Aurel Zarka ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”, nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj.

KLP njofton se do të mblidhet nesër në orën 11:00.

SHKARKO APP