Ndërhyri të mbronte pronarin e lokalit, hajduti e qëllon me plumb në kokë

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë, ku një person ka hyrë në lokalin e shtetasit A.P, të cilin e ka sulmuar për ta vjedhur.

Në këtë moment pronari i lokalit ka kërkuar ndihmë nga shoku i tij, shtetasi Pajtim Shehu. Në përleshje e sipër me grabitësin, ky i fundit e ka qëlluar me armë Shehun. Më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen. Ja njoftimi i plotë i Policisë deri në orën 8:00. pasi ngjarja është në zhvillim e sipër. “Vrasje me armë zjarri në fshatin Shkallë, bashkia Konispol. Një grabitës ka hyrë në lokalin e shtetasit A. P.

Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e një bashkëfshatari të tij, Pajtim Shehu, 43-vjeç, nga Konispoli. Gjatë përleshjes, grabitësi e ka qëlluar me plumb pistolete në kokë Shehun duke e vrarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.00 të së shtunës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe sipas burimeve është në gjurmë të identifikimit të autorëve.”

SHKARKO APP