Ndërhyrjet në Kod, Manjani: Benzinë e pastër që i hidhet zjarrit

Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, ndërhyrja në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal apo edhe në Kushtetutë, zhbën përfundimisht çdo produkt konsensual që, mirë apo keq pluralizmi prodhoi.

Përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se kjo është benzinë e pastër që i hidhet zjarrit.

“Këto ndërhyrje që ka programuar qeveria moniste në dokumentat ligjorë themelorë të shtetit, do të zyrtarizonte MONIZMIN si realitet politik sundues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Praktikisht kjo është benzinë e pastër që i hidhet zjarrit…

Swiss Digital Mobile Reklama

E përsëris: Shqipërisë i duhet ri-zyrtarizimi i PLURALIZMIT politit në Parlament. Pastaj bëhen reformat, përfshi dhe atë zgjedhore. Duhet vetëm një datë zgjedhjesh politike. Kaq!” – përfundon Manjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?