Ndërhyrjet në segmentin rrugor Kombinat-Vaqarr, ja si devijohet trafiku
Duke filluar që ditën e nesërme, e shtunë, do të fillojë ndërhyrja për instalimin e rrjetit KUB për rehabilitimin e segmentit rrugor Kombinat–Vaqarr, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.
Punimet parashikohet të realizohen duke filluar nga data 7 Mars 2020, ora 21:00 deri më 08 Mars 2020 ora 06:00.
Njoftim për median dhe opinionin publik
NDËRHYRJE PËR INSTALIMIN E RRJETIT KUB NË SEGMENTIT RRUGOR KOMBINAT–VAQARR
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e Shtunë (datë 7Mars 2020, ora 21:00), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojë ndërhyrja për instalimin e rrjetit KUB për rehabilitimin e segmentit rrugor Kombinat–Vaqarr.
Punimet parashikohet të realizohen duke filluar nga data 7 Mars 2020, ora 21:00 deri më 08 Mars 2020 ora 06:00.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve trafiku i mjeteve mbi 3.5 Ton do të devijohet përkatësisht:
1. Në drejtimin Kombinat–Vaqarr te kthesa e Prushit,
2. Në drejtiminVaqarr–Kombinat te kthesa e Arbanës.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.