Ndërhyrjet në TIMS, SHBA i ofron Ballës ndihmë për hetimin

Për ndërhyrjet e raportuara në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara. Ambasada amerikane në Tiranë, bëri me dije takimin e të ngarkuarit me punë Martin McDowell me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. SHBA është në pritje të një hetimi të shpejtë.

”I ngarkuari me punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri”.

Balla theksoi se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili sapo ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Sipas ministrit, forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Partia Demokratike, nëpërmjet Flamur Nokës ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Balla se me urdhër të tyre janë eksportuar të gjitha të dhënat e sistemit Tims në Qipro. Sipas Nokës, ky veprim është kryer me qëllimin e vetëm që pushtetarët të prishin provat që i implikon ata në takimet me elemente të krimit të organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?