Ndërkombëtarët: Kjo qeveri duhet rrëzuar më 25 prill!

Analistët e Institutit Ndërkombëtar për Ballkanin, me qendër në Slloveni dhe që raporton edhe në SHBA për zhvillimet në rajon, thonë se ndryshimi politik në Shqipëri është i domosdoshëm më 25 prill. Raporti citon se “Kryeministri Edi Rama (PS) me aktivitetet kriminale e mafioze po e afron gjithnjë e më shumë Shqipërinë me Amerikën Latine dhe jo me BE-në, pavarësisht se anëtarësimi në BE është një qëllim zyrtar politik i Shqipërisë”.

Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin (IFIMES) në një analizë për sfidat kryesore të rajonit në vitin 2021, vlerëson si ngjarjen më të rëndësishme për Shqipërinë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Analistët e këtij instituti me qendër në Slloveni dhe që raporton dhe në SHBA për zhvillimet në Ballkan, thonë se ndryshimi politik në Shqipëri është i domosdoshëm më 25 prill. Për analistët e IFIMES zgjedhjet nuk janë thjeshtë çështje mes dy alternativave politike, por një betejë mes opozitës dhe qeverisë “Rama” dhe atyre që cilësohen si struktura mafioze të krimit të organizuar.

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të planifikuara për në 25 Prill 2021 duhet të sjellin ndryshime politike dhe një përballje me strukturat mafioze, të cilat janë më të dukshme në fushën e prodhimit të kanabisit, narkotikëve të tjerë dhe trafikimit të qenieve njerëzore”,- thuhet në analizën e institutit ndërkombëtare. Më tej, raporti i IFIMES thotë se rezultati i 25 prillit do të shënojë demokratizimin e Shqipërisë ose do të “zyrtarizojë” aktivitetin e paligjshëm të qeverisë “Rama” dhe afrimin e Shqipërisë me narko-shtetet e Amerikës Latine dhe jo me Bashkimin Europian.  “Zgjedhjet duhet të jenë një përparim i madh drejt demokratizimit të vendit, të cilin Kryeministri i saj Edi Rama (PS) me aktivitetet e tij kriminale-mafioze po e afron gjithnjë e më shumë me Amerikën Latine dhe jo BE – pavarësisht nga fakti se anëtarësimi në BE është një qëllim zyrtar politik i Shqipërisë”,- citohet në analizën e IFIEMS. Analiza e publikuar dje nga ky institut vjen pas një raporti më të detajuar që u botua në fillim të muajit dhjetor dhe ku jepeshin fakte për implikimin e zyrtarë të qeverisë në korrupsion, pastrimin e parave dhe deri në trafikun e drogës. IFIEMS, është një institut me autoritet në BE dhe në SHBA për ekspertizën që jep në çështjet që lidhen me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Analizat për Shqipërinë të këtij instituti tregojnë një pamje krejt tjetër nga ajo që thonë një pjesë e ambasadorëve të huaj në Tiranë, për reformat pozitive të qeverisë “Rama”.

Ndërsa në Tiranë ndërkombëtarët flasin për standarde zgjedhore, kod elektoral dhe ligje demokratike, për ata që i shohin gjërat nga jashtë, situata është shumë më kritike. Më 25 prill opozita nuk ka përballë thjesht qeverinë dhe institucionet, por një strukturë kriminale që do të përpiqet të mbajë me çdo kusht pushtetin duke vjedhur zgjedhjet. Paratë e drogës, të korrupsionit dhe gjithë të ardhurat që bizneseve të pista do të hidhen në këtë fushatë për të siguruar mandatin e tretë të rilindjes. Është një strategji kriminale që u testua në vitin 2017 dhe në këto zgjedhje do të vihet në zbatim në masë. Dosjet e përgjimeve në Dibër dhe Shijak për manipulimin e votave treguan sesi funksiononte mekanizimi i grabitjes së votës. Ministrat, deputetë drejtorët, policia dhe përfaqësues të botës së krimit bashkëpunonin si një organizatë e vetme për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Është një strukturë kriminale që do të punojë non stop deri më 25 prill dhe këtë herë është dhe më shumë e motivuar për të vjedhur. Jo vetëm se kanë më shumë para për të shpërblyer këdo që vjedh vota, por kanë duhet të fitojnë me çdo kusht që të mos ndëshkohen për krimet që kanë kryer këto tetë vite. Për këto arsye, 25 prilli është një betejë për zgjedhje të lira kur përballë është një strukturë kriminale me lidhje të forta me qeverinë. Ndaj opozita duhet të jetë gati të gjithë skenarët.

Skenari i përballjes dhe dalja masive në votime e shkatërron qeverinë në fuqi.

Mili Xhani

SHKARKO APP