Ndërmjetës të (pa)licensuar, nga 567 të licencuar, 73 ushtrojnë aktivitetin
Pavarësisht se rregullohet me ligj, profesioni i ndërmjetësit ende nuk është i parashikuar siç duhet. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri nga 567 të licencuar, vetëm 73 prej tyre e ushtrojnë aktivitetin në mënyrë ligjore. Përmes ndryshimeve ligjore, ministria e Drejtësisë parashikon masa ndëshkimore në këtë sektor.
Në Shqipëri janë licencuar 567 ndërmjetës, por aktivitetin e tyre në mënyrë formale e ushtrojnë vetëm 73 persona. Në ndryshimet e propozuara nga ministria e Drejtësisë në ligjin aktual të ndërmjetësimit dhe në kuadër të reformës në drejtësi parashikohen afate kohore të qarta masat disiplinore për ushtruesit e këtij profesioni.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Komisionin Parlamentar të Ligjeve tha se nëse një ndërmjetës pas licensimit nuk ushtron aktivitetin e tij minimalisht në 2 vjet, do t’i hiqet licenca.
Gjonaj: Ministria e Drejtësisë nisur nga problematikat e hasura në praktikë nga zbatimi i tij dhe deri më tani sugjeron që pr/ligji të ketë parashikime specifike që sot mungojnë në projektligj lidhur me rregullat për pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe bëhet fjalë për ata që janë licensuar por nuk e ushtrojnë efektivisht profesionin e tyre ne kemi propozuar që për një kohë nëse ndërmjetësit nuk e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pas licensimit pasi sugjerime deri në dy vjet licenca e tyre të hiqet.
Roli i Ndërmjetësimit parashikuar në ligj është zgjidhja e mosmarrëveshjeve të ndryshme që lindin mes njerëzve si pasojë e konflikteve social-ekonomike dhe marrëdhëniet familjare. Por problemi i evidentuar nga autoritet e drejtësisë që raportuan në këtë komisioni është se nuk është ushtruar asnjëherë kontroll në këtë sektor.
KOHA JONË SONDAZH

