Ndërron jetë 12-vjeçarja që u aksidentua familjarisht dje në Elbasan

Pamje nga aksidenti

Ka ndërruar jetë sot vogëlushja 12-vjeçare K.D nga Durrësi, e cila u aksidentua për vdekje dje pas një përplasjeje me makinë në aksin Elbasan – Librazhd.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Xibrakë  duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa IZZ8177 drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës  dhe  më pas është përplasur  me mjetin  tip “BMW” me targa  AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë.

Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, shtetasit:

K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës  ( vajza e drejtuesit  të  mjetit  Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

J.D., 5 vjeç  banues  në   Durrës. ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota)

S.D., 35 vjeçe banuese  në Durrës  pasagjere  në mjetin tip  Toyota.

S.B., 23 vjeçe banuese  në  Tiranë e cila  ishte pasagjere  në  mjetin  tip Benz

Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?