Ndërron jetë 26-vjeçari me Covid tek Infektivi, viktima e dytë më e re në vend

Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv.

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 26-vjeçar nga Kavaja, i cili vuante nga talasemia.

I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Kjo është viktima e dytë më e re nga koronavirusi në Shqipëri, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare. BW

SHKARKO APP