Ndërron jetë aktiviziti amerikano- shqiptar Van Christo, Basha: Patriot zemërbardhë

Van Christo, aktivisti i çështjes kombëtare shqiptare dhe një njeri i njohur për diasporën në SHBA ndërroi jetë sot në Boston në moshën 93- vjeçare.

Me anë të një statusi në twitter, kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e tij duke thënë se Van Christo personaliteti dhe kontributi i tij shërbejnë si një udhëzues dashurie për një Shqipëri të zhvilluar, të lirë dhe demokratike.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Me hidhërim mësova se sot në Boston u nda nga jeta patrioti zemërbardhë Van Christo, personalitet i diasporës në SHBA & aktivist i çështjes kombëtare. Marrëdheniet e shkëlqyera shqiptaro-amerikane kanë në themele kontributin e njerëzve si Van Christo & patriotë të tjerë në SHBA.

Në emrin tim & të PD i shpreh ngushëllimet familjes & diasporës shqiptare në SHBA. Personaliteti, jeta & kontributi i tij, shërbejnë si udhëzues drejt dashurisë për një Shqipëri të zhvilluar, të lirë & demokratike siç e kanë ëndërruar brez pas brezi bijtë më të mirë të këtij kombi.

SHKARKO APP