Ndërron jetë Ardi Daullxhiu, po shiste fara në treg dhe shkoi me biçikletë në spital
Ardi Daullxhiu, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Daullxhiu ka pësuar një arrest kardiak.
Teksa ka qenë duke ushtruar aktivitetin e tij të zakonshëm, pranë tregut të qytetit ku shiste fara, është ndjerë keq. Ka nxituar të shkojë në spital me një biçikletë, por nuk ia ka dalë dot dhe është rrëzuar në tokë sapo ka hyrë në territorin e spitalit të Durrësit, pranë shërbimit të urgjencës.
Ai njihej si “i mjeri më i famshëm” në Shqipëri dhe u bë publik në emisionin “Zonë e Lirë”, të gazetarit Arian Cani, ku kërkonte ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi si dhe t’i siguronin një shtëpi ku të jetonte.