Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare nënkryetari i Bashkisë Elbasan

Bashkia e Elbasanit njofton ndarjen nga jeta, në moshën 37 vjeçare, të nënënkryetarit të saj Ervin Saraçi.

Saraçi pësoi një goditje cerebrale pak ditë më parë dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë, por pa mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Bashkisë Elbasan:

Bashkia e Elbasanit njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 37 vjeçare nënkryetari i Bashkisë Ervin Saraçi.

Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm.
Qyteti i Elbasanit humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa Bashkia e Elbasanit humbi kolegun, mikun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.
Bashkia e Elbasanit faleminderon qytetarët për mbështetjen e pakursyer në këto ditë të vështira për familjen Saraçi.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve.
I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

SHKARKO APP