Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare shkrimtari dhe poeti i njohur, Bardhyl Londo

Ndërron jetë shkrimtari i njohur Bardhyl Londo. Shkrimtari vuante nga një sëmundje e rëndë.

Prej dy muajsh ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gjatë 10 ditëve të fundit për shkak se situata e tij ishte përkeqësuar, është mbajtur në reanimacion, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen!

Bardhyl Londo ka lindur më 1948 në Përmet. Vazhdoi studimet për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

SHKARKO APP