Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare, Prof. Dr. Skënder Durrësi
Ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, në moshën 81-vjeçare, Prof. Dr. Skënder Durrësi!
Prej vitit 1967 e deri në fund të jetës së tij, Prof. Dr. Skënder Durrësi ka shërbyer si pedagog i Teknologjisë Farmaceutike.
Gjithashtu profesor Durrësi ka shërbyer si drejtues në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa gjatë jetës së tij mban mbi supe shumë tituj librash, të cilët kanë qenë një ndihmesë e madhe në edukimin e brezave të rinj.
Ndër të tjera, Prof. Dr. Skënder Durrësi ka qenë edhe pjesëtar i komisioneve shkencore.