Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare “babai” i internetit
Ditën e djeshme ka ndërruar jetë një prej “baballarëve” të internetit. Robert Taylor ka vdekur në shtëpinë e tij në moshën 85 vjeçare.
Gjatë kohës që punonte në Pentagon, në vitin 1960 ai themeloi Arpanet, një rrjet kompjuterik i cili lidh me njëri-tjetrin Qendra Kërkimore Amerikane.
Në Xerox, ai mbikëqyri kompjuterin e parë me ikona desktop dhe një procesor word, i cili përbënte bazat e sotme të Microsoft Word.
Familjarët e tij thanë për Los Angeles Times, se Taylor prej kohësh vuante nga sëmundja e Parkinsonit ndërsa janë të shumtë ata që kanë luajtur rol në formësimin e internetit, të paktë kanë bërë aq kontribute sa Taylor.
Në vitin 1999, ai u dekorua me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit në SHBA. Ai u tërhoq nga bota e teknologjisë në vitin 1996.