Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga nisja e epidemisë më 9 mars, numri të infektuarve ka arritur shifrën 174. Numri i viktimave është 7, ndërsa numri i të shëruarve është 17.

Lexoni edhe…

28 raste të reja në 24 orë, 174 të prekur nga COVID-19

Mjeku Pëllumb Pipero: Piku i të infektuarve është javën tjetër

Luan Rama: Jemi në luftë, por lufta nuk i jep të drejtë qeverisë të shkelë ligjin!

SHKARKO APP