Ndërron jetë nga koronavirusi mjeku nga Skrapari, Esat Pashaj

Doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 72-vjeçare.

Ai ishte i infektuar nga koronavirusi dhe ishte në një fazë të avancuar. Prej 9 ditësh ai ishte i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës në terapi intensive.

I lindur më 16 maj 1948, doktor Esati ishte dhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe nëndrejtor i Spitalit ë Skraparit.

SHKARKO APP