Ndërron jetë nga koronavirusi një shqiptare në Itali

Kemi raportuar raste të shqiptarëve që kanë humbur jetën prej pandemisë së koronavirusit në botë.

Sot një rast për fat të keq vjen nga Italia, ku një shtetase shqiptare ka vdekur nga koronavirus në spitalin e Termolit.

Rezidente në Termoli, 70-vjeçarja shqiptare, u shtrua fillimisht në spitalin e Pescara, dhe u transferua më pas në urgjencën e Termolit, ku mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vdekja e 70-vjeçares e ka çuar në 19 numrin e viktimave nga koronavirus në rajonin e Molise, që nga nisja e emergjencës, ndonëse numri i infektimeve po shkon drejt rëniës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?