Ndërron jetë një pacient tek Infektivi

Një pacient ka ndërruar jetë rreth orës 06:30 të mëngjesit në spitalin e Infektivit, por nuk ishte nga koronavirusi.

Pacienti 71-vjeçar me origjinë nga Kukës është çuar mbrëmë në spítal sepse nuk mbushej dot me frymë.

Viktima vuante nga swmundje pulmonare dhe hipertensioni dhe e çuan në Infektiv pasi dyshonin për Covid, por tamponi i doli negativ.

Kujtojmë se ditën e sotme janë regjistruar 69 raste me Covid, numri më i lartë i shënuar që prej fillimit të pándemisë.

SHKARKO APP