Ndërron jetë një tjetër i dënuar në qeli

Një tjetër i dënuar ka ndërruar jetë në burgjet shqiptare.

Mësohet se ai është B. K., nga Berati, i cili ka ndërruar jetë në spital, në Tiranë.

Burimet zyrtare konfirmojnë se ka ndërruar jetë i dënuari B. K., vjeç 51, banues në fshatin Zhiton Berat, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një i dënuar ndërron jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në burgun e Peqinit, pak ditë më parë ndërroi jetë Ilmi Hoxha, 54 vjeç, i cili ishte dënuar për përdhunimin e vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 10. 12. 2018, në Tiranë në spital ka ndërruar jetë i dënuari B. K., vjeç 51, banues në fshatin Zhiton Berat, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Beratit. U bë këqyrja e kufomës. Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?