Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, hetimet ende vijojnë

Në një kohë që hetimet vijojnë në Tiranë, një lajm i trishtë mbërrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërron jetë pas përballjes me një sëmundje të rëndë xhaxhai i Alda Klosit, Ylli Çika.

Klosi ka pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait për mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato. A2 CNN shkruan se familja e Ylli Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.

Pas njoftimit të policisë nga vajza e saj se shtëpia ishte vjedhur, Alda Klosi tha në polici se kishin marrë 120 mijë euro dhe disa sende me vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo Policia gjeti në shtëpinë e familjes së pastrueses Rozeta Dobi, edhe 400 mijë euro të tjera, që ishin të fshehura në tubin e aspirimit. Vetë Dobi tha se paratë i kishte marrë në shtëpinë e Klosit, ndërsa saga e pronësisë së 400 mijë eurove vijon të mbetet mister.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?