Ndërronte makinat 2 herë në muaj, “shefi” shqiptar i drogës kapet në Gjermani (EMRI)

Aventurat e shqiptarëve që merren me trafik droge në Itali, nuk kanë fund. Së fundmi një 32-vjeçar i arratisur nga arresti shtëpiak në Padova të Italisë nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, ka përfunduar në pranga në Gjermani për shkak të gabimit të tij trashanik.

Artan Seferi shkoi si emigrant në Rhineland, për t’u arrestuar ditët e fundit në Muhlheim an der Ruhr, pranë Duisburgut në pjesën veriperëndimore të vendit.

Fillimisht ai i shpëtoi arrestimit nga policia italiane në 10 korrik 2015 gjatë aksionit në shtëpinë e tij në Alta, ku u ndalua bashkëpunëtori i tij Rexhep Emini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atëherë 32 vjeçari la pas portofolin e tij, i cili u bë shkak për arrestimin më 11 shtator në Padova dhe pasi u dënuan me katër vjet përfundoi në arrest shtëpiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike nuk e kishte ndërprerë derisa dy vjet më pas, në mars 2017, u ndalua një klient pranë shtëpisë së tij.

Duke e ditur se do të burgosej sapo të bënte gabimin më të parë, shqiptari u arratis në Gjermani, por tetorin e kaluar për të u lëshua një urdhër i ri arresti.

32 vjeçari u fsheh aty fal disa shqiptarëve të tjerë pas arratisjes nga Italia marsin e dy viteve më parë, por në fund doli “zbuluar” nga streha e gjetur.

Ai do të ekstradohet në Itali ku akuzohet se ka menaxhuar për vite me radhë një treg të lulëzuar të drogës në provincat e Padovës, Trevisos dhe Vicencës.

Seferi shiste kokainë dhe heroinë, me furnizime që nisnin nga disa gram e deri në 1 kg në të njëjtën kohë, duke përfituar deri në 120 mijë euro në muaj, çka i ka lejuar atij një jetë luksoze.

Ai hyri në sferën e hetuesve në vitin 2014, kur prokuroria dhe karabinierët nisën hetimet për goditjen e një organizate kriminale maqedonase dhe shqiptare me bazë në Loreggia. Pesë arrestime dhe 25 procedime u kryen në atë kohë me sekuestrimin e gjysmë kilogram kokainë.

Vet Seferi, që ishte në krye të grupit, për të “mbrojtur” veten ndryshonte makinat dy herë në muaj, kryesisht makina të fuqishme të blera në sajë të përfitimeve stratosferike nga trafiku i drogës. Si një “shef”, ai pozonte me makinat e shtrenjta dhe armë në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?