“Ndërtesat në Thumanë të ciflosura që në shtator”, Lela: Qeveria ka treguar papërgjegjshmëri
Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se qeveria ka treguar papërgjegjshmëri. Lela u shpreh se ndërtesat në Thumanë ishin ciflosur që në shtator, por nuk u morën masa.
Alfred Lela: Shiko se pak kontradiksione, edhe nuk kemi lekë dhe të ndërhyjmë shpejt.
Arben Meçe: Ne të gjithë kemi thënë se në Shqipëri ka vetëm mafia, se ne e kemi bërë këtë shtet mafioz, dhe kjo po bën që të sillen eskpertë të huaj. Duhen mobilizim mendoj, sepse njemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.
Alfred Lela: Nuk më duket logjike që hajde prishim ndërtesat tani se kanë kate pa leje etj. Nuk mund të futen të gjitha pallatet në një kallëp. Unë mendoj se nga kjo që ndodhi, duhet të nxjerrim mësim. Ndërtesat e Thumanës ishin të ciflosura që në shtator, është papërgjegjshme.
Arben Meçe: Po është objekt i 1970 në Thumanë, kë do të kapë. Besoni në shtet se nuk kemi rrugë tjetër.