Ndërtimet e paligjshme, Policia: Vetëm në një javë, evidentuam 38 raste
Aktualitet E Mërkurë, 14 Prill 2021 15:43
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, gjatë javës së kaluar nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 38 raste të ndërtimeve pa leje.
Raste këto, për të cilat, policia sqaron se janë proceduar 38 autorë, 9 prej tyre të arrestuar në flagrancë, 24 që ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 të shpallur në kërkim.
KOHA JONË SONDAZH

