Ndërtimet në zonat naftëmbajtëse, shteti mban “peng” 500 objekte në Kuçovë

Mosregjistrimi i pronës shtetërore në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës mban peng rreth 500 objekte në procesin e legalizimit. Drejtori i ALUIZNIT, thotë se kompania shtetërore e naftës nuk ka bërë asnjë procedurë në këtë drejtim.

Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol është bërë shkak për pezullimin e procesit të Legalizimit për rreth 500 objekte në zonat naftëmbajtëse të Kuçovës.

Drejtori i ALUZINIT, Berat thotë se kompania nuk ka regjistruar ende pronat e saj, të cilat njëherësh janë pasuri kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Molishti, Drejtor ALUIZNI, Berat: “Kemi një zonë, 500 objekte të cilat momentalisht prona del naftëmbajtëse dhe ne nuk mund të veprojmë dot kur është një pasuri kombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, për shumë dosje sipas ALUIZNIT Berat, shkak për vonesat janë bërë vetë aplikantët.

Donald Molishti, Drejtor ALUIZNI, Berat: “Shumë familje janë dhe emigrantë dhe nuk janë në shtëpi. Në nuk mund të vazhdojmë kur qytetari ka konflikt me babain apo vëllain”

Nga rreth 13 mijë dosje që ka qarku i Beratit, vetëm 5600 objekte kanë përfunduar procesin e legalizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?